Botë

Tiranë, gjithsej 595 të shëruar, 206 raste aktive

06.05.2020 19:26

Në Tiranë vijon të ulet ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet është shënuar vetëm një rast, ndërsa në Krujë vijojnë të shtohen rastet në fasoneri.

Sipas Mira Rakacollit, zëvendësministre e shëndetësisë deri më tani janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë ende të sëmurë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.