Botë
Europol: Arrestohen 101 persona për shkak të trafikimit të veprave artistike
06.05.2020 20:14
Në suaza të aksionit policor global të zbatuar në 103 vende janë arrestuar 101 persona dhe janë gjetur 19.000...

Në suaza të aksionit policor global të zbatuar në 103 vende janë arrestuar 101 persona dhe janë gjetur 19.000 vepra të vjedhura arkeologjike dhe artistike, bëri të ditur sot Europol.
Në operacionin e quajtur “Athina 2” është shkatërruar rrjeti për trafikim të veprave artistike të vjedhura nga vendet e goditura nga lufta, por edhe nga muzetë dhe zbulimeve arkeologjike.
Mes gjësendeve të gjetura ka monedha nga periudha të ndryshme, sende qeramike, armë, fosile dhe fotografi.
Në aksion krahas Europolit mori pjesë edhe Interpoli, si dhe policia dhe dogana e Afganistanit, Spanjës, Kolumbisë, Argjentinës dhe Lituanisë./mia
