Janë gjuajtur tre raketa në afërsi të aeroportit në Bagdad
Në afërsi të sektorit ushtarak në aeroportin e Bagdadit sot ishin gjuajtur tre raketa të llojit “Kaçusha”...

Në afërsi të sektorit ushtarak në aeroportin e Bagdadit sot ishin gjuajtur tre raketa të llojit “Kaçusha” dhe nuk ka persona të lënduar ose të vdekur, kumtoi armata irakiane.
Sulmi mbi aeroportin e Bagdadit, që është mbyllur për shkak të pandemisë së Kovid-19, ishte kryer para seancës së Parlamentit irakian, për Qeverinë e propozuar të kryeministrit të sapozgjedhur Mustafa al-Kadimi.
Forcat e sigurisë e gjetën hedhësin raketor nga i cili ishin gjuajtur raketat, për çka asnjë grup nuk e ndërmorri përgjegjësinë.
Përfaqësuesi qeveritar i Qeverisë së Irakut deklaroi se një raketë ishte gjuajtur në afërsi të forcave irakiane përmes aeroportit, raketa tjetër ishte gjuajtur në afërsi të burgut amerikan ku ishte stacionuar Sadam Husein para ekzekutimit, ndërsa raketa e tretë në afërsi të bazës së forcave ushtarake amerikane.
Ai është sulmi i parë nga 26 marsi, kur ishin gjuajtur raketat në afërsi të Komandës operative në Bagdad, qendër për koordinim të forcave policore dhe ushtarake të Irakut, disa qindra metra nga Ambasada e SHBA-së, që gjithashtu, shpesh herë është cak i sulmeve raketore./mia
