Botë

Njujork tajms: BE para recesionit të thellë për shkak të Kovid-19

06.05.2020 21:05

Sipas projeksionit më të ri të Komisionit Evropian, si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri...

Sipas projeksionit më të ri të Komisionit Evropian, si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri, ekonomi e BE-së do të shënojë rënie prej 7,4 për qind sivjet, papunësia do të arrijë nëntë për qind, ndërsa do të vijë edhe deri te ulja e vëllimit të investimeve dje rritjes së shpejtë të borxheve dhe deficiteve.

Për krahasim, me projeksionin paraprak për sivjet parashihej rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në recesionin më të rëndë deri më tani, deri te i cili erdhi në vitin 2009 për shkak të krizës financiare botërore, ekonomia e BE-së ka shënuar rënie prej 4,5 për qind, thekson Njujork tajms.

Gazeta thekson se tani për tani nuk është e mundur të përcaktohen përmasat e vërteta të recesionit de se është e mundur gjendja të jetë më e keqe nga parashikimet.

Sipas parashikimit, ekonomitë e Italisë dhe Spanjës, anëtare të BE-së të cilat janë të goditura më rëndë nga Kovid-19, do të shënojnë rënie prej mbi nëntë për qind, derisa Greqia, e cila pas dekadash vështirëso ekonomike ka filluar të rimëkëmbet para paraqitjes së epidemisë, do të përballet me pasoja më të rënda  – me rënien e aktivitetit ekonomik për 9,7 për qind dhe papunësi prej madje 29,9 për qind.

Pasoja do të ketë edhe lideri ekonomik i Unionit – Gjermania, ekonomia e së cilës sivjet do të shënojë rënie prej 8,5 për qind, derisa në Francë do të arrijë 8,5 për qind, theksoi  Njujork tajms./mia