Botë

Rrjedhje gazi në një fabrikë në Indi, 9 të vdekur, qindra të tjerë të helmuar

07.05.2020 09:31

Një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike në jug të Indisë....

Një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike në jug të Indisë, ka lënë të vdekur të paktën nëntë njerëz dhe ka çuar qindra në spital, mes paralajmërive që numri i vdekjeve mund të rritet.
 
Gazi ka rrjedhur nga uzina me pronësi koreane “LG Polymers”, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes kur familjet në fshatrat përreth ishin në gjumë, tha një zyrtar. Sipas mediave të huaja, rrjedhja ishte nga dy rezervuarë me 5,000 ton që nuk ishin të monitoruara për shkak të bllokimit që ka shkaktuar në shumë sektorë në Indi virusi Korona. 1,500 persona janë evakuuar. Një kordinator i spitaleve të rajoneve tha se të paktën 1,000 persona ishin dërguar në spitale të ndryshme dhe kishte frikë se shumë të tjerë mund të ishin pa ndjenja në shtëpitë e tyre.