Jahjaga sërish takohet me liderët partiak

16.10.2014 15:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar edhe sot se do t’i vazhdojë takimet me liderët partiak, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për të dalë nga ngërçi politik........

Jahjaga, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, në takime të ndara priti kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilët bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga, tha se do të vazhdojë të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.