Botë

Trump: Sulmi i koronavirusit më i keq se i ’11 Shtatorit’ dhe ai në ‘Pearl Harbor’

07.05.2020 12:15

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit...

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si “sulmin më të keq” ndonjëherë mbi Shtetet e Bashkuara, duke treguar gishtin në Kinë.
 
Trump tha se shpërthimi kishte goditur SHBA më shumë sesa bombardimet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore, ose sulmet e 11 shtatorit dy dekada më parë.
 
Administrata e tij po drejton gishtin kundër Kinës për trajtimin e hershëm të emergjencës globale.
 
Pekini thotë se SH.B.A. duhet të shkëputet nga përgjigja e saj ndaj pandemisë.
 
Që kur u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 1.2 milion amerikanë, duke vrarë më shumë se 73,000./Top Channel