Maqedoni

Covid 19, një viktimë, 33 raste të reja, 22 të shëruar

07.05.2020 13:11

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve....

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit në vendin tonë  janë shëruar 22 pacientë. Megjithatë është regjistruar një një viktimë nga Velesi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19.

Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me virusin korona.