Shqipëri, 9 ditë asnjë viktimë, 10 raste të reja

07.05.2020 15:51

Në Shqipëri është shënuar dita e nëntë pa rritje të numrit të viktimave nga “Covid 19”...

Në Shqipëri është shënuar dita e nëntë pa rritje të numrit të viktimave nga “Covid 19”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të reja, ndërsa në total janë shëruar 605 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjithsej 842 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me ‘Covid19’” – tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nisur nga qëndrueshmëria e kurbës së të infektuarve, sipas kryeministrit Edi rama nga dita e hënë pritet të happen qendrat tregtare baret e restorantët. Ndërsa pas datës 18, linjat e transportit ajror dhe ndërurban. (Luljeta Ndoka, TVM2)