Maqedoni

Covid 19, një viktimë, 33 raste të reja, 22 të shëruar

07.05.2020 15:58

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve....

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit në vendin tonë  janë shëruar 22 pacientë. Megjithatë është regjistruar një viktimë nga Velesi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19. 
 
Filipçe: Për lehtësimin e masave, vendoset të shtunën
 
Megjithëse sot numri I të infektuarve u rrit pak, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, shpreson të vazhdojë trendi i rënies që u vërejt 2 javët e fundit, për të filluar me lehtësimin e masave. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të diskutojë për orën policore gjatë fundjavës ndërsa të shtunën do të diskutohet për lehtësimin e masave.
 
“Shpresoj që numrat e sotëm të jenë vetëm një variacion dhe se prej nesër të fillojë trendi i uljes së rasteve si në 14 ditët e fundit, që është kriterium për lehtësimin e masave. Edhe të shtunën do të analizojmë rastet në mënyrë që të rekomandojmë për masat në javën e ardhshme. Nesër diskutojmë për orën policore gjatë funjavës ndërsa të shtunën do të bisedojmë për lehtësimin e masave.”- ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Rastet e reja të konfuirmuara janë 11 në Shkup, 9 në Veles, 5 në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Gjithsej në vend ka 1.572 persona të diagnostifikuar, 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me virusin korona.
 
FITIM KRYEZIU