Vaksina për “Covid 19”, në fazë të hershme të testimeve klinike
Vaksinat për virusin korona janë në faze të hershme të testimeve klinike....

Vaksinat për virusin korona janë në faze të hershme të testimeve klinike dhe për momentin po shqyrtohen 10 sosh dhe në kët proces janë të kyçura qeveritë dhe qendra të shumta hulumtuese bëjnë të ditur nga zyra evropiane të OBSH së.
Sipas tyre janë vënë në dispozicion të gjitha resurset por për zhvillimin e saj nevojitet edhe shum kohë.
“Për zhvillimin e vaksinës nevoitet process 18 mujor kohë e cila është e nevojshme që të testohet një vaksinë.Inkurajojmë bashkëpunimin e mëtejshëm lidhur me kët cështje dhe u bëjmë ftesë ët gjithë atyre që punojnë në përpilimin e vaksinës qverive dhe institucioneve të bashkëpunojnë me grupet ndërkombëtare dhe ti këmbejnë informatat me qëllim që të arrihet përfitim i caktuar” – u shpreh Katerina Smalvud nga Zyra për Europën e OBSH-së.
Sa i përket paralajmërimeve se mund të ketë vale të re të të infektuarve në vjeshtë përfaqësuesja e OBSH së tha se po shqyrtohen disa skenare të mundshme për të cilat është shum herët të flitet. Por ajo potencoi se shumë aktivitete varen nga fakti se si vendet i zbatojnë masat për mbrojtje nga virusi korona. (Flutura Latifi, TVM2)
