Botë

Itali, autorizohet studimi në nivel kombëtar i kurimit me plazmë ndaj Covid-19

08.05.2020 10:02

Autoritetet italiane të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjencisë Kombëtare të Barmave...

Autoritetet italiane të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjencisë Kombëtare të Barmave kanë autorizuar nisjen e një studimi kombëtar krahasues për të vlerësuar efikasitetin e terapisë e kurimit me plazma tek pacientët e infektuar nga Covid 19.
 
Analizat e konkluzionet e këtij studimi mund të lejojnë më pas krijimin e një metode unike e të standardizuar të terapisë me plazma për pacientë COVID 19.
 
Që prej muajit mars terapia me plazma ka nisur të aplikohet në disa qendra spitalore në formën e një kure eksperimentale tek pacientët në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Por deri më sot ishte një terapi e lokalizuar e vendimi i marrë nga autoritetet italiane të shëndetit publik do të lejojnë një analizë shkencore mbi efektin e antitrupave të pacientëve të shëruar nga Covid 19 tek pacientët e sëmurë e në gjendje të rëndë.
 
Si funksionon plazma terapia koronavirus?
 
Plazma është pjesa më e lëngshme e gjakut e përbërë nga ujë, proteina hormone e ushqyes. Por mbi të gjitha është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues,
 
Teknika e kësaj terapie është relativisht e thjeshtë e konsiston në marrjen e plazmës tek pacientët e shëruar e injektimin e saj tek ata të sëmurë rëndë me qëllim që antitrupat të neutralizojnë e të ndalin virusin. Një teknikë e tillë është përdorur dhe më parë në epideminë Sars 20202 e Mers 2020.
 
Në Itali është përdorur në formë eksperimentale për të kuruar fillimisht 52 të sëmurë me Covid 19 në spitalin e Mantovës e Pavias. Mes tyre dhe një grua shtatzënë e cila është shëruar falë injektimit të plazma terapisë.
 
Kosto
 
Plazma terapia kë një kosto mjaft të ulët. Pacientët e shëruar e dhurojnë plazmën gratis.
 
Kosto për ta shpërndarë tek qendrat e tjera spitalore është rreth 172 euro. Çdo qese plazma injektohet me dy doza tek pacienti e injektimi kushton 86 euro.