Botë
Arabia Saudite, SHBA bën tërheqjen e raketave “Patriot”
08.05.2020 12:37
SHBA po tërheq katër bateri raketash “Patriot” dhe dhjetëra trupa të vendosura në Arabinë Saudite....

SHBA po tërheq katër bateri raketash “Patriot” dhe dhjetëra trupa të vendosura në Arabinë Saudite në vazhdën e tensioneve të rritura me Iranin, sipas “Wall Street Journal”. Asetet ushtarake u dërguan në Arabinë Saudite, pasi një sulm ndaj objekteve të saj të naftës shkatërroi prodhimin e mbretërisë.
Riadi dhe Uashingtoni e kanë fajësuar Iranin për sulmet, ndërsa Teherani ka mohuar akuzat pas një serie sulmesh në rajon ndaj tankerave të naftës në rajonin e Gjirit, që ndodhën gjatë disa muajve. Tërheqja aktualisht është duke u zhvilluar dhe bazohet në bindjen e disa zyrtarëve se Irani nuk paraqet më një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike amerikane.
