Botë

Covid-19, pandemia ende rrezik për shumë shtete

08.05.2020 13:04

Pandemia Kovid-19, ka shkaktuar më shumë se 150 mijë të vdekur në Evropë....

Me një total prej mbi 150 të vdekur dhe rreth 1 milion e 150 mijë raste, Evropa është kontinenti më i goditur nga pandemia që ka shkaktuar vdekjen e 263 mijë e 573 personave në botë.
 
Britania e Madhe mban vendin e parë me numrin e fataliteteve në Europë, e dyta në botë pas SHBA-ve. Por, Korona po përhapet gjithkund. Brazili ka shënuar 10 mijë raste të reja dhe 615 vdekje në 24 orët e fundit. OBSH u bën thirrje shteteve të mos nxitojnë me lehtësimin e masave.