BFI: Me kërkesë të besimtarëve, xhamitë hapen për rite fetare më 12 maj
Nga 12 maji, Bashkësia Fetare Islame...

Nga 12 maji, Bashkësia Fetare Islame ka vendosur t’i hap xhamitë për kryerjen e riteve fetare.
Siç bën të ditur BFI, ky vendim është sjellë me pajtimin e 13 myftinive dhe kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, ndërsa vjen pas aktiviteteve të njëpasnjëshme të Kishës Ortodokse, që i nxitën besimtarët myslimanë që të kërkojnë hapjen e xhamive.
“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmasimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid-19, si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 myftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhematëve dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitur besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020, solli vendimin me sa vijon: Prej datës 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”,- bëjnë të ditur nga BFI, nga e cila shpresojnë që ky vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore”.
“Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shëndetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në”,- thonë nga Bashkësia Islame në vend, e cila vendimin për pezullimin e faljes në xhami e solli më 17 mars, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Korona. (Sedat Selimi, TVM2)
