DASH, reagon për incidentin në Beograd
16.10.2014 16:29
Incidenti në Beograd gjatë ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë, është diskutuar edhe në Departamentit Amerikan të Shtetit........
Zëdhënësja e DASH, Jen Psaki, e ka quajtur zhgënjyese mungesën e tolerancës dhe dhunës gjatë ndeshjes. Është diçka shumë e pafat që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna.
Sportet kanë një potencial shumë të madh dhe të vërtetuar për të bashkuar njerëzit kudo edhe përtej kufijve. Dhe kur dhuna dhe mungesa e tolerancës shkelin një potencial të tillë, është zhgënjyese për të gjithë–sportistët, spektatorët, tifozët dhe vendet e tyre.
Ambasada e SHBA-së, sigurisht, nuk pati asnjë rol në asgjë që mund të ketë ndodhur, ka deklaruar Psaki.
