ShBA, vendi më i prekur nga virusi Korona
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga Covid-19.....

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Mbi 1.2 milionë persona janë infektuar derisa mbi 70,000 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Por pandemia vazhdon të dëmtojë ekonominë botërore.
Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 14.7 për qind. Vetëm në muajin prill, 20.5 milionë persona janë regjistruar si të papunë tek autoritetet.
Kjo njëherësh është rritja më e madhe e papunësisë prej periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930.
Prej kur ka nisur pandemia, SHBA-ja është përballur me rritjen më të dobët ekonomike në dekadë dhe shkallën më të vogël të shitjeve në histori. Për vetëm dy muaj, shkalla e papunësisë ka qenë 3.5 për qind, apo shkalla më e ulët për periudhë kaq të shkurtër kohore në 50 vjet.
Të dhënat javore, që janë publikuar të enjten, kanë treguar se 3.2 milionë amerikanë kanë kërkuar përfitime nga shteti javën e kaluar, pasi kanë mbetur të papunë.
Kjo shifër e çon numrin total të të raportuarve si të papunë nga mesi i marsit në 33.3 milionë apo 20 për qind e fuqisë punëtore në SHBA.
