Serbi, rrahje mes deputetëve

08.05.2020 19:22

Në hyrje të Kuvendit serb, deputetët e opozitës dhe qeverisë....

Në hyrje të Kuvendit serb, deputetët e opozitës dhe qeverisë kanë shkëmbyer grushta mes njëri-tjetrit.

Incidenti ka ndodhur derisa Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga deputetë dhe përkrahës sot bllokoi hyrjen e Parlamentit të Serbisë dhe sulmuan deputetët e mazhorancës të cilët po tentonin të futeshin brenda.

Opozita bllokoi shkallët e kuvendit në shenjë proteste në hyrje të Kuvendit të Serbisë dhe kreu i opozitës u përplas me ministrin e shëndetësisë Zlatibor Lonçar.