OBSH, në Afrikë mund të vdesin 190,000 persona

08.05.2020 19:31

Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë....

Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky studim po ashtu parasheh zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet.

“Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate.

Paralajmërimi in OBSH-së vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit. Vlerësimet e tyre janë të bazuara në parashikime dhe fokusim në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.

“Covid-19 mund të na instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive në rajon” paralajmëron OBSH.