Botë

Covid-19 në Shqipëri: Vetëm 6 raste të reja, mbi 70 për qind të shëruar, çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 qershori

09.05.2020 13:58

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 6 raste të reja...

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë.

Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data11 maj deri në 1 qershor.

Manastirliu njofton se do të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private nga 1 Qershori.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.