Protestë në Tiranë kundër hyrjes në fuqi të aktit për pandeminë dhe shembjes së teatrit
Përplasje mes policisë dhe qytetarëve të Tiranës në protestën e parë gjatë pandemisë së koronavirusit...

Ngjarja është regjistruar në sheshin skënderbej, teksa një grup aktivistësh të shoqërisë civile u tubuan kundër hyrjes në fuqi të aktit normativ për pandeminë si dhe kundër shembjes së teatrit kombëtar.
Qytetarët shprehen se do të vijojnë sërish të protesojnë derisa të hiqen masat shtrënguese dhe deri sa teatri t'u kthehet artistwve.
Në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar aktin normative për kalimin e teatrit kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës.
Kjo ka sjellë jo vetëm irritimin e aleancës për mbprjtjen e teatrit por edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit si presidentit Ilir Meta dhe kryetarit Demokrat Lulzim Basha, të cilët e kanë qëuajtur grabitje prone dhe shkelje kushtetuese.
LULJETA NDOKA
