Botë

Covid -19, OBSh: Në Afrikë mund të vdesin mbi 190 mijë njerëz; Covid-19 në botë: Mbi 4.000.000 të prekur, mbi 1. 500. 000 të shëruar

09.05.2020 19:38

Pandemia me “Covid-19” mund të qendroj e përhapur për disa vite me rradh në Afrik...

Pandemia me “Covid-19” mund të qendroj e përhapur për disa vite me rradh në Afrik, ndërsa parashikimet e epidemiologëve janë që ky virus mund të shkaktoj mbi 190 mijë  viktima në këtë vend.

Ky është vlerësimi i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë. Nga OBSH thonë se pandemia nuk do të zgjërohet masovikisht si në vendet tjera të botës, mirëpo me siguri do të mbeten vatra të ndryshme që nuk do të shuhen për gjatë kohë në Afrikë. 

Deri në këto momente në nivel global nga “Covid-19” janë infektuar mbi 4 milion qytetarë, janë shëruar mbi 1 milion e 400 mijë, ndërsa kanë vdekur mbi 270 mijë.

Ndërkohë disa ditë para lehtësimit e masave restriktive në Francë shënohet rritje numrit  të rasteve të vdekjes. Pas SHBA-ve, Britanisë  së Madhe, Italisë dhe Shpanjës, Franca është vend i pestë më i prekur  në botë nga virusi korona.

Të hënën në disa zona të Francës përfshirë edhe Parisin do të fillojë lirimi i ngadalshëm i masat restriktive . Komisioni Europian këtë fund javë u bëri thirrje vendeve të BE-së dhe vendeve të zonës shengen që të vazhdojnë edhe më tej masën për kufizimin e udhtimeve për 30 ditët e ardhshme. Kufizimi ka të bëjë për udhtimet e pa arsyeshme.

Në ndërkohë SHBA shënojnë ulje e numrit e të prekurëve nga “Covid 19”, por pavarësisht kësaj, autoritetet amerikane kanë filluar hetimet për të zbuluar arsyen e vdekjes së një djaloshi 5 vjeçar i cili para disa ditëve humbi jetën për shkak të ndezjes masive të mushkrive.
 

“Ne besojmë se virusi korona nuk ndikon tek fëmijët dhe ky është lajm i mirë. Mirëpo tani kemi problem të ri të cilin po e hulumtojmë. Edhe pse rrall po shohim se raste kur fëmijët me simtomat e Covid 19, mund të zhvillojnë  simptoma të ngjajshme me sindromin Kavasaki,  gjëgjësisht sindrom i shok tosik i cili shkakton ndezje të madhe”, u shpreh guvernator i New York-ut, Andrew Cuomo.

Ndërkohë BBC raportoi se asistentja personale e Ivanka Trump është pozitive me virusin korona. Sipas inormacioneve të para, asistentja ka qenë asimpotomatike,ajo për disa ditësh nuk ka qenë në shtëpinë e Presidentit Trupm, ndërkohë raportohet se Donald dhe Ivanka Trump kanë rezultuar negativ pas testeve të kryera ditën e premte.

Situata as pak e qetë nuk është edhe në Shtëpinë e Bardh, pasi që disa ditë më herët pozitiv ndaj virusit korona u konfirmua një aisistent i zëvendëspresidentit Mike Pence duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtareve të lartë amerikanë.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë konstatuar 10.817 raste të reja, duke e cuar në 198 mijë e 676 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga covid 19.

REXHEP QAMILI