Botë
Parlamenti francez e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik
10.05.2020 13:44
Parlamenti francez mbrëmë votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 10 korrik...

Disa deputetë edhe në Senat dhe në Asamblenë Kombëtare shfaqën shqetësim për implikimet e ligjit për lirinë individuale, transmeton Si-En-En.
“Për shkak të kësaj, presidenti francez Emanuel Makron do ta dërgojë ligjin deri te Këshilli Kushtetues, trup i cili do të hetojë se a është në përputhje me Kushtetutën franceze”, deklaroi zëdhënësi i Pallatit të Eliseut.
Gjendja e jashtëzakonshme i mundëson Qeverisë kornizë ligjore që të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për luftë kundër pandemisë së koronavirusit, përfshirë edhe kufizimet rrugore dhe masat për distancë fizike./mia
