Rama, ende nuk prononcohet nëse do ta vizitojë Serbinë

16.10.2014 17:23

Kryeministri, Edi Rama, ende nuk jep një përgjigje të prerë nëse do të shkojë në Serbi më 22 tetor pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit....

I pyetur nga televizioni “France 24” nëse ai do ta bëjë këtë vizitë, kryeministri i Shqipërisë e ka anashkaluar përgjigjen, duke deklaruar se rajoni mbas 100 vitesh është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt, ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm.

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, është i mendimit se Rama duhet ta kryej vizitën, pasi kjo ndikon në marrëdhëniet rajonale.

Ndërsa deputeti socialist, Dashamir Peza, thotë se kryeministrit duhet t’i krijohen kushte për një vizitë normale në Beograd.

Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Rama do ta vizitojë Beogradin sikurse është planifikuar, vizitë e cila, sikurse citon “France 24”, duket se do të varet pikërisht nga reagimi i autoriteteve serbe. (Luljeta Ndoka, TVM2)