Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: 20 të infektuar dhe 24 të shëruar

10.05.2020 17:38

20 të infektuar dhe 24 pacientë të shëruar, është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket virusit Korona...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sa u përket të shëruarve, 11 janë nga Shkupi, nga Kumanova 10, Tetova-1, Velesi-2.  Ndërsa sa u përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 12, Kumanovë,-1, Prilep,- 3, Tetovë - 2, Manastir – 1 dhe Gostivar - 1.

Në 24 orët e kaluara, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe gjendjeve febrile janë pranuar 3 pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë gjithsej 42. Në terapi me oksigjen janë 20 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik janë 3 pacientë.

Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar 2 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 16. Në aparat respirator janë 4 pacientë. Në spitalin në Manastir nuk ka të hospitalizuar pozitivë ose të dyshimtë për Covid-19, ndërsa në shërim shtëpiak ndiqen 3 pacientë.

Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjithsej 6, ndërsa 1 pacient ndiqet në shërim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë dhe Ohër janë të hospitalizuar 54 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 1642, numri i pacientëve të shëruar është 1136, i të vdekurve 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 415. Deri tani në vend janë kryer gjithsej 19.096 teste për Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje Infektive kanë bërë të ditur se lehtësimi i masave do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 gjatë këtyre dy ditëve.

FARIJE DAUTI BAKIJU