Botë
Covid 19, rritet numri i rasteve në Rusi, ulet në Spanjë
11.05.2020 15:15
Rusia tashmë është e treta në listën e vendeve me më së shumti raste...
Rusia tashmë është e treta në listën e vendeve me më së shumti raste të infektuarish me visurin Korona, pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.
Në Rusi numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 220 mijë e ai I të vdekurve në mbi 2 mijë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11,656 raste të reja dhe 94 viktima të reja. Vetëm katër ditë më parë, Rusia ishte e pesta në listë, por për shkak të rritjes së papritur të numrit të pacientëve, ajo kapërceu Italinë dhe Britaninë e Madhe. Në Spanjë ndërkohë situate po shkon drejt qetësimit. 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën 123 persona, 20 më pak se të dielën, duke e çuar në 26.744 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandëmisë. Po ashtu edhe numri i të infektuarve të rinj është ulur, 373 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit. Edhe numri i të shëruarve është rritur në mbi 137 mijë.
Kanë filluar lehtësimet e masave të nxitura nga shifrat pozitive. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët po hapen. Edhe në Britani ka filluar lehtësimi imasave por autoritetet u bëjnë thirje qytetarëve t’i shmangen edhe më tej transportit publik. Britania prej sot ka ndaluar punën nga shtëpia ndësra nga e mërkura do lejohet edhe shëtitja nëpër parqe por duke respektuar distancën fizike.
Ndërkohë Vuhani, epiqendra e epidemisë së Coronës, sot ka regjistruar 5 rastet e para me COVID-19, që kur muajin e kaluar zbuti masat kufizuese pas më shumë se dy muajve izolimi total. Që të gjithë rastet e fundit të konfirmuara më herët ishin cilësuar si asimptomatikë, njerëz që rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit dhe që mund të infektojnë të tjerët pa shfaqur simptoma klinike.
