Shqipëri, ulen shifrat, vetëm 4 raste pozitive me “Covid 19”
Edhe pse masat e kufizimit në Shqipëri janë lehtësuar ndjeshëm....

Edhe pse masat e kufizimit në Shqipëri janë lehtësuar ndjeshëm, për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë, është shënuar numri më i ulët i rasteve ditore positive, 4 të tilla nga 121 të testuar.
Aktualisht në Shqipëri 187 pacientë persona aktivë, prej të cilëve vetëm 28 prej tyre po marrin shërbim në spitalet COVID.
“Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”.
Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë kryer 11089 testime. 75% e të infektuarve e kanë fituar betejën më virusin, ndërsa numri i viktimave mbetet 31. (Luljeta Ndoka, TVM2)
