Botë

Frika për valën e dytë të Covid-19, Wuhani do të testojë brenda 10 ditësh të gjithë qytetarët

12.05.2020 10:03

Wuhani, qyteti kinez ku u shfaq Covid-19 në fund të vitit 2019...

Wuhani, qyteti kinez ku u shfaq Covid-19 në fund të vitit 2019, do të kryejë testime për të gjithë qytetarët brenda 10 ditëve për shkak të frikës për një valë të dytë të Covid-19.
 
Autoritetet njoftuan planin e testimit në një "njoftim emergjence" sipas mediave shtetërore.
 
Kjo masë vjen si përgjigje ndaj gjashtë infeksioneve të reja që u shfaqën në Wuhan javën e kaluar pasi mbi një muaj nuk kishte raste të reja.
 
Njoftimi urgjent është lëshuar "për të forcuar parandalimin dhe kontrollin shoqëror, për të parandaluar rikthimin e epidemisë dhe forcimin e normalizimit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.
 
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,663 viktima dhe janë regjistruar 82,919 të infektuar./Ora News