Mert Karaxha, talenti i ri i tenisit
Shëndrit Deari e Besir Durguti janë nga tenistët tanë më të njohur, të cilët në karierën e tyre po bëjnë hapa të vogël, por të sigurtë në rënditjen e ATP-së......

Por nuk janë vetëm ata, të cilët meren me këtë sport aristokrat. Një prej talentëve në ngritje e sipër, është edhe Mert Karaxha, djaloshi 11 vjeçar që është nga Çairi i Shkupit.
Merti, me këtë sport, meret që nga mosha pesë vjeçare dhe me një entuziazëm të veqantë vazhdon edhe më tutje. Ai, stërvitjet i bën në klubin e tenisit ATK (Academy Tennis Krstevski), nën drejtimin e trajnerit Dejan Krstevski, sipas të cilit, Merti është një talent të cilit duhet ti kushtohet vëmendje.
Nga sukseset që I ka arritur deri më tani, duhet vequar triumfin në turneun e vlefshëm “Seat Open”, vitin 2012, që është edhe arritja më e madhe e karierës së tij. Pos tjerash, ka mar pjesë në turne të shumta në vend dhe jashtë, çdoherë duke mar lëvdata nga organizatorët dhe duke arritur rezultate pozitive. Karaxha, është I kënaqur nga fakti që meret me këtë sport dhe arritjet e deritanishme.
“Jam I lumtur që kam mundësinë të merem me këtë sport, të cilin e dua shumë. Falenderoj prindët e mi për përkrahjen e madhe që ma japin gjithë kohës dhe shpresoj që në të ardhmen të eci hapave të tenistëve më të mira nga vendi dhe jashtë” - është shprehur tenisti i ri.
Ndryshe Mert Karaxhën, që të shtunën e prêt paraqitje dhe turnir i ri, I cili do të mbahet në qytetin e Tetovës, nga i cili prêt të shkoj sa është e mundur më largë.
