Botë

Së paku tetë të vdekur në një spital në Kabul, talebanët mohojnë se janë të përfshirë në sulm

12.05.2020 19:50

Së paku tetë persona e humbën jetën, disa janë lënduar, ndërsa dhjetë të tjerë janë evakuuar në sulmin ndaj spitalit në Kabulin verior...

Së paku tetë persona e humbën jetën, disa janë lënduar, ndërsa dhjetë të tjerë janë evakuuar në sulmin ndaj spitalit në Kabulin verior, ku “Mjekët pa kufij” e udhëheqin  maternitetin, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Talebanët mohojnë përzierjen në sulmin, për të cilin askush akoma nuk e ka marrë përgjegjësinë. Autoritetet kumtuan se disa mjekë ikën, por shumë njerëz mbetën në ndërtesë pasi që tre perona me uniforma policore hynë në spital dhe filluan të gjuajnë bomba.

“Forcat e sigurisë evakuuan rreth 80 persona nga spitali, përfshirë edhe gra dhe fëmijë”, deklaroi zëdhënësi i ministrit të Punëve të Brendshme.

Njëri nga sulmuesit është qëlluar, por të shtënat kanë vazhduar. Spitali, i cili ka njëqind krevatë, ndodhet në një nga pjesët më të varfëra të Kabulit./mia