Maqedoni
Parashikimi i motit
13.05.2020 09:01
Moti për ditën e sotme në vend...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në pjesën perëndimore dhe veriore do të ketë vranësira mesatare, si dhe do të fryjë erë e moderuar.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 30 gradë celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, si dhe me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit.
