Botë

Kosovë, Qeveria Kurti raporton për 100 ditë qeverisje

13.05.2020 12:04

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti sot mbush 100 ditë funksionimi...

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti sot mbush 100 ditë funksionimi jo të lehtë politik në një kohë kur e gjithë bota është në luftë me pandeminë Covid. 
 
Që nga dita e 53 ekzekutivi Kurti po funksionon si Qeveri në detyrë, për shkak se u shkarkua nga mocioni i ngritur nga LDK-ja, si partnere e koalicionit, pas mosmarrëveshjeve për bashkëqeverisje , e që ishte përkrahur edhe nga partitë opozitare. Qeveria sot mban mbledhje, ku kryeministri në detyrë do të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes. Funksionimi i saj do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do do ti jap dritë jeshile funksionimit të saj deri në zgjedhjet e parakohshme pas pandemisë apo gjatë saj, ose do t’i jap të drejtën që LDK të formojë Qeverinë e udhëhequr nga Abdulla Hoti, një koalicion i përbashkët me AAK, NISMA-AKR, Listën Serbe dhe pakicat e tjera