Konfirmohet: Itali-Shqipëri më 18 nëntor në Genova
Konfirmohet se ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet më 18 nëntor në Genova.......

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), me një shkresë dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Burime zyrtare nga FSHF bëjnë me dije se paraprakisht, Presidenti i Federatës Italianekishte deklaruar në median e vendit të tij për zhvillimin e këtij takimi miqësor. Ata janë shprehur ditën e martë se ekipi përfaqesues do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë me 18 nëntor nëGenova, si shenje përkrahjeje për popullsinë e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Ndeshja ishte planifikuar për t’u luajtur në Parma, por Federata vendosi që ta zhvendosë atë ne Genova në mbështetje të banorëve të dëmtuar nga përmbytjet. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të autoriteteve të qytetit.
Ndeshja miqesore ndaj Shqipërisë do të zhvillohet dy ditë pas ndeshjes së rendesishme ndaj Kroacisë për Eleminatoret e Euro 2016, që do të luhet në Milano.
