Ekonomi
Oda Hotelierike pret protokollet, propozojnë masa për mbështetje të këtij sektori
13.05.2020 14:28
Oda Turistiko – Hotelierike pranë LSM-së, prezantoi një sërë masat për të mbështetur këtë sektor...
Oda Turistiko – Hotelierike pranë LSM-së, prezantoi një sërë masat për të mbështetur këtë sektor që është një ndër më të prekurit nga kriza Covid. Nga kjo Odë sigurojnë se nëse ju lejohet fillimi i punës, qytetarët do të jenë të sigurt, do të sigurohet distanca e domosdoshme për klientët dhe aplikimi i standardeve më të larta të higjienës. Ata kërkojnë t’u lejohet të nisin me punë dhe ankohen se deri tani nuk kanë marrë ndonjë propozim protokoll nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Të premten u paralajmërua një takim i anëtarëve të Odës dhe Komisionit për përcaktimin e orarit të punës dhe çështje të tjera.
"Objektet e hotelierisë po bëjnë përgatitje në drejtim të pastrimit dhe dezinfektimit të objekteve të tyre që janë mbyllur për një kohë të gjatë. Pritet protokolli përfundimtar nga Komisioni. Ne i kemi propozimet tona, ka edhe propozime nga AUV-ja, ka gjithashtu propozime nga Odat e tjera, presim një sublimat nga gjithë ato gjëra të dalë në formën e një vendimi të Komisionit për Sëmundje Infektive."- tha Martin Angelovski, nënkryetari i Odës Turistiko – Hotelierike pranë LSM-së
Bekteshi: Nuk ka ende vendim për hotelet, vendos KSI
Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që në fazën e dytë, varësisht prej gjendjes epidemike, javën tjetër të fillojë hapja e kafeneve, fillimisht nëpër taraca ku në 10 metra katrorë do të duhet të ketë vetëm një tavolinë me 4 karrige. Sipas Ministrisë së Ekonomisë kjo mënyrë e funksionimit nuk është ekonomikisht e përballueshme për një numër të madh të objekteve hotelerike. Megjithatë, ministri Bekteshi, edhe pse ka qëndrim ndryshe nga KSI, thotë se qeveria do të respektojë vendimin e organit kompetent për mbrojtjen e shëndetin publik.
“Kemi propozime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime të duhura. Unë kam thënë më parë që personalisht kam një mendim të ndryshëm nga ai që është propozuar, por natyrisht si qeveri do të mbështesim vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sepse ata janë kompetent për mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve".- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Sipas vlerësimeve të Odës, për një objekt me një kapacitet më serioz, detyrimet shtesë do të kushtojnë rreth 3,000 denarë shpenzime shtesë në ditë, për blerje të dezinfektuesve, pajisjeve mbrojtëse dhe të tjera. Për këtë qëllim, ata kërkojnë t’i ndihmojnë sa më shumë që të jetë e mundur, ose në formën e rimbursimit ose subvencionit të mëtejshëm për të cilin presin një përgjigje nga ministritë e resorit.
ERSAN PAJAITI
