Ekonomi

Oda e Zejtarëve: Vuajmë pasojat e pandemisë, duam ndihmë

13.05.2020 15:37

Zejtaria po vuan pasojat nga kriza e pandemisë....

Zejtaria po vuan pasojat nga kriza e pandemisë. Për më shumë se dy muaj zejtarët kryesisht kanë mbyllur dyqanet e tyre, kurse ato pak dyqane të hapura nuk kanë profit. Oda e zejtarëve ia shpalosi kërkesat e saj ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
“Momentalisht nuk kemi mbyllje të bizneseve, por shumë zejtarë veçmë tre muaj nuk kanë kurrfarë tregu. Pra duke u nisur porej këtu ne i parashtruam kërkesat tona para ministrit dhe u pranuan. Prandaj masat janë që zejtarët të mbijetojnë në këtë periudhë për shkak se e dijmë se na pret krizë.”- tha Agron Fazlija, kryetar i Odës së Zejtarëve.
 
Bekteshi: Ndihma për zejtarët, me pakon e tretë të masave
 
Me pakon e tretë të masave për ndihmë të bizneseve do të përfshihet edhe zejtarët, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, por pa precizuar se çfarë përmban kjo paketë. Ai tha se edhe përskaj krizës, nuk do të shkurtohen mjetet e dedikuara për afirimimin e zejtarisë. 
 
“Në vitin 2020 në kuadër të  buxhetit për konkurueshmëri, inovacion, sipërmarësi nuk i ka shkurtuar mjetet për përkrahje të zejtarisë. Një pjesë e konsiderueshme  e masave është realizuar, sa i përket ndihmës për zejtarët, një pjesë e masave është duke u realizuar për momentin, por nuk do të ndalemi këtu, me siguri që do të përpilojmë edhe masa të reja të cilat do të jenë në funksion të përmirësimit të sektorit të zejtarisë.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Pako e tretë e masave ekonomike pritet të prezentohet javën e ardhshme. 
 
ERSAN PAJAZITI