Messi 10 vjetë mbretërim ne Barcelone
Më 16 tetor te 2004, Frank Rijkaard, në atë kohë trajner i Barcelonës, aktivizoi ne minutën e 82 të një derbi të La Ligas nje djalosh 17-vjeç, 3 muaj e 22 ditë.....

Ishte debutimi zyrtar i Lionel Messit me fanellën e Barcelonës. Nuk la gjurmë në fitoren minimale të katalanasve, por pritshmëritë për të ishin maksimale.
Ne Barcelonë kishte zbarkuar ne vitin 2000, me ëndrrën për tu bërë një lojtar i madh, por problemet me fizikun kishin hedhur hije dyshimi për të ardhmen e tij. Barcelona, që u angazhua në kurimin e tij, e priti me durim, madje deri në momentin kur babai i Leos, Jorge, ishte gati të tërhiqej, por më pas firmosi një kontratë me shkrim dore, që do të ndryshonte madje edhe historinë e klubit.
Mjafton të kujtojmë që para debutimit të Messit, Barcelona kishte fituar vetem një Champions League, sot ka tre kupa me veshe të mëdhenj në palmaresin e saj. Messi nuk luajti në finale Championsit ndaj Arsenalit në Paris në vitin 2006, por arritit të shënonte në Romë dhe Ëembly në të dy rastet kundër Manchester United.
Barcelona nuk kishte fituar asnjë Botëror për klube, ndërsa me Messin triumfoi në dy raste. Pikërisht pas 16 Tetorit të 10 viteve më parë Leo la në hije miqtë e tij Ronaldinho dhe Deco, ndërsa radhën më pas do ta kishte Samuel Eto'o.
Në sezonin e parë me Barcelonën luajti 6 takime në La Liga, ndërsa me Bacelonën B do të aktivizohej në 17 ndeshje si titullar. Golin e parë e realizoi më 1 maj të 2005 ndaj Albacetes e prej atij moment ka realizuar edhe 360 gola të tjerë në 434 takime.
Në La Liga mban firmen e 249 golave, vetëm 2 më pak se golashënuesi me i mirë i të gjitha kohërave, Telmo Zarra.
Statstikat ne 10 vjet karrierë janë thjesht të pabesueshme: 4 Topa të Artë radhazi, 3 Këpuca të Arta, 6 tituj të La Ligas, dhe në total 21 trofe te fituar me Barcelonën. 73 gola të shënuar me Barcelonën në sezonin 2011-2012, 50 vetëm në La Liga.
Por asgjë nuk ka përfunduar për djaloshin e ndrojtur argjentinas. Është vetëm 27 vjeç dhe ka ende shumë vite karrierë për të kompletuar historinë e tij unike.
