Obama autorizon gardën kombëtare kundër “ebolës”
17.10.2014 15:38
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka urdhëruar Pentagonin që të bëjë gati trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar trajtimin e virusit “Ebola” në Afrikën Perëndimore..........

Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se do të dërgojnë 4,000 ushtarë në këtë vend, për të ndihmuar ndërtimin e njësive të trajtimit. Por, forcat amerikane nuk do të ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë për të sëmurët.
Afro 4,500 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i virusit “Ebola”, shumica e tyre në Liberi, Siera Leone dhe Guine. Sëmundja ka një shkallë të vdekshmërisë prej më shumë se 50 për qind për ata që infektohen.
