Shqipëri, vetëm 4 raste të reja, më shumë testime
Për të tretën ditë vijon të jetë 4, numri i rasteve të reja me Covid 19....

Për të tretën ditë vijon të jetë 4, numri i rasteve të reja me Covid 19 në Shqipëri. Në raport me një ditë më parë, janë zhvilluar më shumë testime, duke konfirmuar edhe njëherë qëndrueshmërinë e situatës në lidhje me koronavirusin.
Mes rasteve pozitive, është edhe një grua shtatzënë.
Edhe në spitalet Covid situata vijon të jetë e qëndrueshme me vetëm 21 pacientë të shtruar, mes të cilëve vetëm 1 në terapi intensive.
“Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive” – tha Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
