Hiqen barrikadat në Hong Kong

17.10.2014 15:40

Policia kineze ka hequr barrikadat e ngritura nga protestuesit “pro” demokracisë në Hong Kong......

Operacioni i policisë është zhvilluar në zonën Mong Kok, ku mijëra demonstrues kanë ngritur kampet për afro tri javë. Protestuesit, shumica studentë, kërkojnë nga Kina zgjedhje plotësisht demokratike më 2017.

Kina, e cila ka kontroll mbi Hong Kongun, ka thënë se qytetarët do të mund të votojnë direkt, por se ajo do ta përpilojë listën e kandidatëve.

Hong Kongu është ish-koloni britanike që i është kthyer Kinës më 1997.