Botë

OBSh: Covid-19 mund të mos zhduket asnjëherë

14.05.2020 10:28

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se Covid-19...

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se Covid-19 është e mundur të mos zhduket asnjëherë. Gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë, drejtori ekzekutiv i programit për raste urgjente në OBSH, Majk Rajan, deklaroi se nuk mund të bëhen paralajmërime kur bota do të përballet me virusin.
 
“Ky virus mund të bëhet edhe një virus pandemik në komunitetet tona dhe ndoshta asnjëherë nuk do të zhduket. HIV akoma është këtu, por ne gjetëm mënyrë të jetojmë me virusin”,- tha Rajan.
 
Ai shtoi se madje edhe pas gjetjes së vaksinës, kontrollimi i llojit të ri do të kërkojë mund të madh. Për momentin në rrjedhë janë mbi 100 testime për fitim të vaksinës adekuate. Mbi 4 milionë njerëz në botë janë infektuar me Covid-19, ndërsa deri më tani vdiqën mbi 300 mijë persona.