Botë

Akuzohet se vrau gruan e tij të parë, jep dorëheqjen kryeministri

14.05.2020 12:36

Agjensia Franceze e Lajmeve, Agence France Presse...

Agjensia Franceze e Lajmeve, Agence France Presse, ka raportuar se Kryeministri i Lesoto, Thomas Thabane ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme.
 
Kryeministri 81-vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas së tij Lipolelo Thabane, në vitin 2017. Periudha e divorçit të tyre u bë mjaft e zhurmshme derisa një ditë ajo u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru.
 
Gruaja e tanishme e Thabane, Maesaiah, me të cilën u martua disa muaj pas vdekjes së Lipolelos, akuzohet për vrasjen e saj. Kryeministri është emëruar si i dyshuar, por nuk është akuzuar zyrtarisht.
 
Pasi injoroi thirrjet e përsëritura që ai të jepte dorëheqjen, qeveria e koalicionit të Thabane u rrëzua ditën e hënën. Parlamenti do mblidhet sërish javën tjetër për të emëruar kryeministrin e ri.
 
Kërkesa e Thabane për imunitet nga ndjekja penale pas largimit nga detyra u refuzua javën e kaluar nga dretjësia./Ora News