Botë
Covid-19 – Kosovë, njëmbëdhjetë pacientë të shtrirë me virusin Korona në QKUK
14.05.2020 15:58
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës...

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dy nga 11 pacientët e infektuar me virusin Korona janë në gjendje të rëndë dhe janë duke u trajtuar me mjekim intensiv.
Dy pacientë tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa shtatë tjerët kanë gjendje stabile shëndetësore. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej në Kosovë janë regjistruar 927 raste me virusin Covid-19, 671 persona janë shëruar dhe 29 pacientë kanë ndërruar jetë.
