Maqedoni

Protokolle që dalin nga Plani për zbutjen e masave restriktive për parandalim të përhapjes së virusit korona

14.05.2020 16:14

PROTOKOLL PËR TRAJNIMIN E SPORTISTËVE NË SPORTET INDIVIDUALE
1. Organizimi i trajnimeve është i lejuar vetëm në objektet sportive të cilat mund të plotësojnë kushtet teknike dhe të sigurisë, me mundësi për distancë fizike prej 5m ndërmjet secilit sportist, gjegjësisht të sigurohet distance prej 20m2 për sportist me organizim të trajnimit për më së shumti 5 persona, përfshirë edhe një trajner me numër minimal të personave teknik (më së shumti dy persona)
2. Në objektin sportiv të sigurohen të gjitha kushtet sanitare higjienike
3. Të vendoset evidencë për trajnimin me të dhëna për sportistët, trajnerin, asistentin dhe personat e tjerë të nevojshëm për trajnimin për shkak të ndjekjes së lehtë të kontakteve
4. Trajnimet organizohen me orar të bërë paraprakisht gjatë kohës së trajnimeve me listë të sportistëve dhe trajnerëve
5. Para fillimit të trajnimit bëhet skrining termal dhe ndalohet trajnim personit me temperaturë të lartë dhe i njëjti largohet
6. Në rast të nevojës së punonjësit shëndetësor gjatë trajnimit gjatë kontaktit të afërt me punonjësin shëndetësor duhet të përdoren maska mbrojtëse, doreza dhe mbrojtëse plastike nga ana e punonjësit shëndetësor
7. Sportistët dhe trajnerët vijnë në trajnim individualisht me veturë dhe pajisje individuale dhe me pajisje për trajnim, gjë që shmang përdorimin e garderobave.
8. Gjatë trajnimit rekomandohet distancë prej 5m ndërmjet secilit sportist dhe trajner si distancë minimale
9. Trajnimi të mbahet në ambient të hapur
10. Pas përfundimit të trajnimit, pajisja për trajnim dhe rekuizitë dezinfektohet me pajisje që është 70 % me bazë alkooli
11. Trajnimet në sportet me kontakt, rekomandohet gjithmonë të zhvillohen në princip “sportisti i njëjtë me trajnerin e njëjtë”
12. Secili sportist duhet të shënojë emrin e vet në shishen për lëngje
13. Pas përfundimit të trajnimit, sportistët dhe trajneri shkojnë në shtëpi individualisht pa bërë tush dhe pa hyrë në garderoberë  duke respektuar masat për distancë fizike, një nga një
 
PROTOKOLL PËR HAPJEN DHE PUNËN E VENDEVE TË PAGESËS PËR ORGANIZUESIT E LOJËRAVE TË FATIT NË BASTORE
1. Përdorimi i pajisjes mbrojtëse, maskës dhe dorezave nga ana e të gjithë punonjësve në vendet e pagesës.
2. Mbajtja e distancës fizike prej 2m ndërmjet personave të pranishëm në hapësirë.
3. Hyrje me maska e të gjithë personave
4. Në tavolinat për pagesë ka vetën nga dy karrige
5. Në shallter është vetëm një person me distancë prej 2m nga personi tjetër i cili pret për pagesë
6. Mjet për dezinfektim vendosur në hyrjet e bastoreve dhe punkteve për pagesë
7. Në shank në kuadër të vendeve për pagesë janë pa mundësi të shërbimit të pijeve
8. Kryerja e patjetërsueshme dhe e rregullt e dezinfektimit të tavolinave dhe karrigeve dhe të tjerave me pajisje dezinfektuese që vepron kundër vitueve sipas udhëzimit nga prodhuesi
9. Në fund të ndërrimit, pastrim mekanik i obligueshëm me pajisje që vepron kundër viruseve sipas udhëzimit nga prodhuesi, si alternativë mund të përdoret 0,05 % natrium hipoklorit (5 % zbardhues për amvisëri që përdoret në masë 1:100) ose 70 % alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme
10. Mirëmbajtje e rregullt e tualeteve me me mbajtjen e detyrueshme të regjistrave për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të lartpërmendur
 
PROTOKOLLI PËR ORGANIZIMIN E TAKIMEVE TË PUNËS, TRAJNIMET, KURSET DHE SEMINARET
1. Kohëzgjatja është e kufizuar në maksimum 6 orë, me një pushim të detyrueshëm çdo 2 orë
2. Para fillimit të takimit, pjesëmarrësit duhet të informohen se nëse kanë simptoma të frymëmarrjes (ethe, kollë, frymëmarrje të rënduar) ata këshillohen të mos marrin pjesë
3. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar sipas hapësirës për të siguruar një distancë fizike të detyrueshme të pjesëmarrësve nga 1.5 - 2 m, por jo më shumë se 30 persona
4. Organizatorët, pedagogët dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska mbrojtëse
5. Në hapësirë domosdoshmërisht të sigurohet mjetë për dezinfektimin e duarve
6. Të respektohen masat e përgjithshme për një nivel më të lartë të higjienë personale dhe të përgjithshme (larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi i dezinfektuesit për duar bazuar në alkool)
7. Dhoma duhet të ventilohet më shpesh, mundësisht gjatë orës së mësimit dhe gjatë pushimeve
8. Gjatë pushimeve, grupimi i të pranishmëve është i ndaluar
9. Pas ngjarjes, për të pastruar dhe dezinfektuar dyshemenë e dhomës me një produkt që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit, mund të përdorni në mënyrë alternative 0,05% hipoklorit të natriumit (5% zbardhues shtëpiak i përdorur në shkallën 1:100) ose 70% alkool për dezinfektimin e sipërfaqeve të sipërme
10. Siguroni një kuti plehrash me kapak në dhomë
 
PROTOKOLL PËR MBAJTJEN E MBLEDHJEVE TË ORGANEVE PËR MENAXHIM DHE KONFERENCA
1. Numri i kufizuar i pjesëmarrësve deri në maksimum 30 persona sipas hapësirës për të siguruar distancën fizike të pjesëmarrësve nga 1.5-2m
2. Pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska mbrojtëse
3. Në hapësirë detyrimisht të siguroni një mjetë dezifenktues për  duart në dhomë
4. Të respektohen  masat e përgjithshme për një nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi i një sanitizuesi të duarve bazuar në alkool)
5. Dhoma duhet të ventilohet më shpesh, mundësisht gjatë orës së mësimit dhe gjatë pushimeve.
6. Gjatë kohës së pauzës të ndalohet grupimi i të pranishmëve
7. Pas përfundimit të ngjarjes hapësira të pastrohet dhe të dezifenktohet dyshemeja me një mjet që vepron ndaj virusit mund të përdoret në mënyrë alternative 0,05% hipoklorit natriumi (5% zbardhues shtëpiak i përdorur në një shkallë 1: 100) ose 70% alkool për të dezinfektuar sipërfaqet e sipërme
8. Në hapësirë të sigurohen shporta për hedhurina me mbyllëse
 
PROTOKOLL PËR HAPJEN DHE PUNA E QENDRAVE TREGTARE
1. Orari i kufizuar / i shkurtuar i punës (10:00-18:00) / mbyllur të dielave
2. Rregullimi i hyrjes së personave në qendrën e mbyllur të shitjeve nga një person i autorizuar, në mënyrë që të mos lejojë grupimin e njerëzve nëpër korridore, në mënyrë që një person të lejohet në 5m2.
3. Kufizimi për personat mbi 65 vjeç, me mundësi blerjeje deri në orën 12
4. Veshja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe dorezave nga punonjësit
5. Veshja e detyrueshme e maskave mbrojtëse nga klientët
6. Ruajtja e distancës fizike midis blerësve dhe ndërmjet blerësve dhe shitësve nga 1.5m - 2m
7. Vendosur në vende të dukshme, materiale edukative dhe informuese për respektimin e masave parandaluese  mbrojtëse:mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i rregullt i duarve, higjiena e duhur e frymëmarrjes. Për më tepër, me anë të zërimit (çdo 30 minuta) duke informuar klientët që të zbatojnë këto masa parandaluese.
8. Rregullimi i numrit të klientëve sipas metër katrorit të dyqanit, në hapësirën e shitjes 8m² - 10m², për klient
9. Personi i caktuar i detyrueshëm nga ndërmarrja para hyrjes së dyqanit për të organizuar porosinë dhe numrin e klientëve
10. Para hyrjes në shitore të jetë siguruar mjetë për dezinfektimin e duarve
11. Ndalohet të provohen rrobat në dyqanet e veshjeve - të jepet mundësinë për të provuar në shtëpi me mundësinë e zëvendësimit të rrobave të blera.
12. Në rast se tek arkat për pagesë nuk mund të siguruar distancë nga 1,5-2m në mes arkëtarit dhe blerësit të vendosen barriera nga  pleksiglas. Në rast se ka më shumë arka për pagesë të sigurohet distancë prej 1,5-2 ndërmjet arkave në distancë.
13. Para arkave të shënohet distanca (vendi i pritjes) nga 1,5-2 në mes blerësve.
14. Masat e forcuara  sanitare-higjienike, d.m.th pastrimi i shpeshtë 4-5 herë gjatë ditës duke përdorur një dezinfektues që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit, 0.05% hipoklorit të natriumit mund të përdoret si alternativ (5% zbardhues për shtëpiake e përdorur në një shkallë 1:100) për dyshemetë ose 70% alkool për dezinfektim të sipërfaqeve të sipërme. Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve me mbajtjen e detyrueshme të shënimeve për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të lartpërmendur.
15. Mirëmbajtja e rregullt dhe e shpeshtë e higjienës së tualeteve me mbajtjen e detyrueshme të evidencave për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të sipërpërmendur.
 
PROTOKOLL PËR PUNË TË SHKOLLAVE PËR TRAJNIM TË SHOFERËVE
1. Mbajtje e detyrueshme e maskës mbrojtëse nga ana e kandidatit për instruktor gjatë trajnimit në terren me veturë
2. Pas çdo trajnimi të kandidatit individual, dezinfektim i obliguar i brendësisë së veturës
3. Organizim i mësimit teorik në klasë me respektimin e masave të distancimit fizik në mes bankave prej 1,5-2m dhe mbajtje e obliguar e maskave mbrojtëse nga dëgjuesit dhe ligjëruesit.
4. Vendosja e mjeteve për dezinfektim para hyrjes në shkolla dhe dezinfektim i rregullt dhe mbajtje e higjienës  dhe ajrosje pas çdo ligjërate
5. Tre persona është numri maksimal në veturë gjatë zbatimit të testimit të kandidatit me mbajtjen e obliguar të maskës të të gjithë personave në veturë