Maqedoni

MPB: 774 qytetarë nuk kanë mbajtur maska. 4016 persona nuk e respektuan orën policore

14.05.2020 17:26

Prej 22 prillit, kur u vendos obligimi për mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve...

Prej 22 prillit, kur u vendos obligimi për mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve, policia ka regjistruar 744 shkelje nga ana e qytetarëve.

Siç ka njoftuar MPB, 99% e këtyre qytetarëve nuk janë gjobitur, por vetëm janë paralajmëruar.

Nga MPB po ashtu informojnë se që nga 23 marsi kur u vendos ora policore, sipas orarit të caktuar, 4016 persona nuk i kanë respektuar masat për qarkullim, për çka janë arrestuar 2560 persona, ndërsa 381 qytetarë janë paralajmëruar.

Gjithsej janë dorëzuar 2272 kallëzime penale, 214 njoftime të posaçme dhe 61 padi penale. MPB ka regjistruar 125 kallëzime penale ndaj 154 si dhe katër aktakuza.

Prokuroritë në vend kanë vepruar për 1985 lëndë për shkeljen e masave kundër Covid-19, prej të cilave 110 për personat që nuk kanë respektuar vetizolimin dhe 10 për lokalet dhe restorantet.

Gjykata Penale e Shkupit informon se deri në fillimin e kësaj jave janë zgjedhur 447, nga gjithsej 471 lëndë për 544 persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore dhe masat e izolimit dhe vetizolimit.

Nga Gjykata thonë se deri tani nuk është sjellë asnjë aktgjykim për këto lëndë. Sipas informacioneve nga Gjykata, 544 personat janë gjobitur me nga 2 mijë euro ose më shumë.

Deri të hënën janë dorëzuar 20 ankesa për këto dënime dhe për të njëjtat është caktuar gjykim, ndërsa për të tjerat ka akoma afate ligjore. 

FARIJE DAUTI BAKIJU