Maqedonisë i vihen në dispozicion 400 milionë dollarë
Banka Botërore do t’i mundësojë Maqedonisë shfrytëzimin e 400 milionë dollarëve në 4 vitet e ardhshme.......

Ky është vendimi që ka marrë dje Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore në kuadër të strategjisë së partneritetit me Maqedoninë për periudhën 2015-2018.
Qëllimi i këtyre mjeteve që Banka Botërore i vë në dispozicion vendit tonë është rritja më e lartë dhe më gjithëpërfshirëse e ekonomisë, që për pasojë do të ketë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të ardhurave në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Në njoftimin e BB-së thuhet se Maqedonia ka shënuar rezultate solide në menaxhimin makroekonomik, ka mbajtur rritjen ekonomike dhe ka rritur punësimet gjatë krizës globale.
Sipas njoftimit, mësohet se Maqedonisë do t’i vihen në dispozicion edhe 80 deri në 100 milionë dollarë të tjera, por kjo gjë do të varet nga kushtet e tregut.
