Botë
Tiranë, 18 të infektuar nga virusi Korona
14.05.2020 18:41
Strategjia e rihapjes dhe lehtësimi i masave të marra ndaj Covid-19...

Strategjia e rihapjes dhe lehtësimi i masave të marra ndaj Covid-19 ka sjellë një rritje të numrit të rasteve të prekura me Covid-19.
Prej 3 ditësh kurba e të infektuarve paraqitej e qëndrueshme, konkretisht me nga 4 raste të reja në ditë, ndërsa në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e personave të prekur me Covid. Harta e të infektuarve ka prekur sërish qytetin e Durrësit.
Në 24 orët e fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.
Të shëruar janë 6 qytetarë. Njëra nga të infektuarat mësohet se është një grua që merrte shërbim në spitalin e onkologjisë.
Për këtë arsye, gjithë stafit spitalor që ka pasur kontakte me të u janë marrë tamponë. Gjithashtu, raste të kontakteve nga Faoneria janë shfaqur sërish në qytetin e Krujës.
LULJETA NDOKA
