Në SHBA pa punë kanë mbetur 36,5 milionë amerikanë, ekonomistët parashohin shkallë të ulur të papunësisë në periudhën e ardhshme
Në SHBA javën e kaluar gati tre milionë amerikanë kanë dorëzuar kërkesa të reja për pagesë për papunësi...

Në SHBA javën e kaluar gati tre milionë amerikanë kanë dorëzuar kërkesa të reja për pagesë për papunësi, me çka numri i përgjithshëm i papunësisë për shkak të epidemisë së virusit korona u rrit deri në 36,5 milionë.
Siç informojnë mediat, kjo është humbja më e madhe në historinë amerikane. Sipas numrave të fundit të Ministrisë së Punës, shkalla e papunësisë në SHBA në prill ka qenë 14,7 për qind, ose 20,5 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë, rezultat negativ i pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ekspertët parashohin që në javët e ardhshme numri i personave të papunë të fillojë të ulet. “Shifrat, gjithsesi, janë alarmante, por me hapjen graduale të bizneseve në muajt në vijim, pritet ulje e papunësisë”, deklaroi Piter Bukvar, udhëheqës në “Blikli Advajsori grup”, transmetoi Si-en-bi-si.
Sipas njohësve, në dy javët e ardhshme pritet numër më i madh i punësimeve sesa largimeve nga puna, pasi një numër i madh i shteteve federale filluan që t’i lehtësojnë restrikcionet e vendosura për shkak të pandemisë.
“Kjo domethënë se shkalla e papunësisë do të fillojë të bie”, deklaroi Poll Ashbort ekonomist kryesor në “Kapital ekonomiks”./mia
