Botë
Covid 19, Sllovenia shpalli përfundimin e pandemisë
15.05.2020 12:07
Sllovendia është shteti i parë i Europës që shpalli përfundimin e epidemisë me Covid 19....

Këtë vendim Qeveria e Ljubljanës e bëri publike përmes një video konferencë të mbajtur nga kabineti qeveritarë ditën e djeshme. Vendimi u morr pas vlerësimeve të bëra nga ana e Institutit kombëtar të Shëndetësisë Publike të Sllovenisë, të cilat dhanë sinjale që situata është drejt qetësimit nga përhapja e virusit, respektivisht që ky virus brenda 14 ditëve është detektuar vetëm tek 35 persona.
Rasti i parë i regjistruar me virusin Korona, në këtë shtet ishte më 4 mars, dhe 8 më vonë u shpall epidemia. Deri më datë 13 maj, u konformuan 1.464 raste pozitive me virus ku si pasojë vdiqën 103 persona.
