Botë
Covid-19, mbi 4,5 mln të diagnostikuar në mbarë botën
15.05.2020 12:37
Numri i vdekjeve nga virusi korona në të gjithë botën vazhdon të përkeqësohet....

Më shumë se 300,000 kanë vdekur dhe 4.5 milion njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.448.460 raste deri më tani. Shteti më i prekur në SHBA, me të paktën 340,661 raste dhe 27,477 vdekje, është Nju Yorku.
Pas SHBA-së radhiten Spanja me 272.646 raste, Rusia me 252.245, Britania me 233.151, Italia me 223.096, Brazili me 197.838, Franca me 178.878 dhe Gjermania me 174.636 raste me COVID-19. Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 144.749 të diagnostikuar me virusin.
Vuhan- Kinë 11 milionë banorë në radhë për testin Covid 19
Ndërkohë rreth 11 milion banorë në Vuhan të Kinës, vendi ku lindi pandemia, do të testohen për Covid-19 brenda 10 ditëve. Mijëra vetë janë vendosur në radhë të gjata për të kryer testet. Në një kohë kur Vuhani qëndroi për më shumë se 76 ditë i izoluar, i gjithë shqetësimi është se sa persona asimptomatikë mund të ketë qyteti, të cilët mund të infektojnë dhe persona të tjerë me virusin e ri vdekjeprurës.
