Basha: Beogradi i mbylli derën fqinjësisë

17.10.2014 15:59

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit edi rama që të anulojë vizitën për në Serbi, pas incidentit të 14 tetorit, ku sipas Bashës duket qartë se Serbia ia ka mbyllur dyert Shqipërisë.......

Basha ka dënuar ashpër deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë, të cilët ia adresuan fajin për incidentin e së martës Shqipërisë.

“Nga deklaratat e palës serbe duket qartë se ajo ka refuzuar vizitën e kryeministrit Rama. Nuk ka asnjë distancim nga fyerjet ndaj himnit tonë, nga thirrjet raciste ‘vritini shqiptarët’, nga dhuna jo vetëm e huliganëve por edhe e forcave të policisë serbe ndaj kombëtares dhe delegacionit shqiptar. Përkundrazi, u kanë mbajtur ison me qëndrimet e tyre”, ka thënë Basha.

Duke ju referuar Presidentit serb Nikolic, Basha sqaron se mungesa e distancimit të serbëve nga dhuna e ushtruar drejt kombëtares sonë, është një shenjë e qartë që Serbia nuk është e gatshme të ketë apo të nisë një marëdhënie miqësore me shqipërinë.

“Shikoni qëndrimin ordiner e provokues të Nikoliç, që thotë se Shqipërisë do t’i duhen shekuj për t’u bërë vend normal. E thotë ai që bashkë me Vojisllav Sheshel ka punuar me Millosheviçin. Mesazhi i këtyre deklaratave është: mos eja, dera është e mbyllur”, ka vlerësuar Basha.

Reagimi i Bashës vjen pasi Rama konfirmoi mbrëmë për agjencinë e lajmeve Reuters se do të shkojë në Serbi. Ndërkohë, Ministria e jashtme e shqipërisë ka dënuar nëpërmnjet deklaratave të njëpasnjëshme dhunën e ushtruar ndaj përfaqësisë shqiptare të futbollit dhe mosreagimin e autoriteteve serbe. (Luljeta Ndoka, TVM2)